Tërheqjet Turistike
Më shumë se dy dekada pas Revolucionit Kadife dhe rënies së komunizmit, popullariteti i Pragës si një nga destinacionet e para të turistëve në Evropë nuk shfaq asnjë shenjë të uljes. Dhe përderisa nuk është më pazari i udhëtarëve siç ishte, kombinimi i një historie emocionuese, arkitekture të shkëlqyer, një llojllojshmëri e argëtimit të kryeqytetit çek mbetet aq imponuese si gjithmonë.
Çfarë duhet të shohësh në Pragë
Vendet joshëse që duhet të vizitoni janë: Ura Çarls, Sheshi i Qytetit të Vjetër, përfshirë Orën Astronomike, Kështjellën e Pragës, Sheshin Wenceslas dhe brenda mundësive edhe Lagjen Çifute. Gjithashtu ia vlen të konsiderohet edhe karamelja e mrekullueshme e stilit Art Nouveau,ndërtesa e Bashkisë së qytetit ku gjendet edhe salla më e madhe konceptore e Pragës. Nëse nuk i shihni këto, nuk mund të mburreni se keni qenë në Pragë!
Kështjella e Pragës dhe Katedralja e Shën Vitos: këto janë kështjella më e madhe mesjetare në botë (xhevahiri i kryeqytetit çek) dhe një katedrale e madhe magjepsëse. Në kështjellë do të gjeni një ekspozitë mbi historinë e Çekisë dhe një koleksion të artit bohem. Disa nga vendet që duhen parë janë Galeria e Kështjellës së Pragës, Muzeu i Lodrave, Kulla e Barutit dhe Rrugina e Artë. Do t’ju marrë të paktën gjysmë dite kohë.
Sheshi i Qytetit të Vjetër dhe Ora Astronomike: në zemrën e Qytetit të Vjetër, rrethuar nga arkitekturë e hijshme baroke, gotike dhe rokoko, Sheshi i Qytetit të Vjetër është një vend i shkëlqyer për të shëtitur, për të drekuar në një nga lokalet e tij të shumtë, për të marrë me qira një kalë ose një kaloshin, për të ndaluar aty-këtu nëpër tezga apo thjesht për të kundruar Orën Astronomike.
Male Náměstí: veç pak hapa larg Sheshit të Qytetit të Vjetër ishte dikur shtëpia e Franc Kafkës. Mos humbni edhe Kishën e Zonjës Sonë para Tynit, Pallatin Kinsky të stilit rokoko, shtëpinë mesjetare të Gurit të Këmbanës dhe Kishën baroke të Shën Nikolasit.
Ura Çarls: që prej vitit 1357, kjo urë u ndërtua për të zëvendësuar Urën e Xhuditës, të shekullit të XII. Tani është një nga vendet turistike më të frekuentuara në Pragë, mbresëlënëse si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës, mbushur plot tregtiza e artistë. Prej saj mund të shihen peizazhe të mrekullueshme, veçanërisht herët në mëngjes ose në perëndim të diellit.
Lagja Çifute Josefov (Muzeu dhe Sinagoga e-re-e-vjetër): kolonia më e vjetër çifute në Evropë, mban emrin e Perandorit Jozef II dhe ka ndërtesa shumë të bukura historike, mes të cilave edhe gjashtë sinagoga. Zbuloni pjesën tragjike të historisë çifute në Muzeun Çifut.
Ndërtesa e Bashkisë: Godinë e stilit Art Nouveau, ndërtuar mes 1905 – 1912 dhe salla më e madhe koncertore në qytet (Salla Smetanova). Mos lini pa e pirë edhe një kafe në të mrekullueshmen Kavárna.
Malá Strana: kjo zonë mbresëlënëse u zhvillua në shekullin XIII, nga tregtarët që ngritën tregtore në këmbët e kështjellës. Sot zona është plot me restorante, dyqane dhe ambasada të huaja. Vizitoni Kishën e Shën Nikolasit, që daton nga periudha baroke ose shkoni të shihni një koncert, të cilët zakonisht fillojnë në orën 17:00.
Kodra Petřín Hill dhe Teleferiku: arratisuni drejt gjelbërimit, rrethinave paqësore qark Petrinit, vizitoni Kullën e Vrojtimit Petrin ose thjesht shijoni peizazhet e mrekullueshme të qytetit.
Sheshi Wenceslas (Václavské náměstí): simboli i Pragës moderne, aty do të gjeni dyqane për të bërë blerje, kafenenë e stilit Art Nouveau Cafe Evropa, Monumentin e Shën Vashllavit.
Manastiri Strahov: ky manastir imponues u ndërtua në vitin 1140 për Premonstratensianët . Vizitoni bibliotekën, Sallën Filozofike që ngrihet në dy kate dhe galerinë Strahov. Pranë gjendet edhe Loreta, një vend pelegrinazhi themeluar nga B. B. Katerina fon Lobkvic në vitin 1626.
Kisha e Zonjës Sonë para Tynit: me një brendësi shtangëse dhe prekje gotike të shekullit XIV, gjendet në Sheshin e Qytetit të Vjetër .
Vyšehrad: dikur ishte një fortesë ku nuk lejohej hyrja, tani është një pallat shumë popullor për vendasit gjatë fundjavës. Vizitoni ndërtesën më të vjetër rrumbullake romane të qytetit, Shën Martinin, Kishën e Shën Pjetrit dhe Polit. Mund të shijoni edhe një shëtitje të qetë nëpër kopshte.
Muzeu Kombëtar: është muzeu më i vjetër në Republikën Çeke dhe mes dekorit gjithë shije të hollë, gjithmonë ka pasur një gamë të gjerë ekspozimesh të historisë së natyrës, që prej vitit 1891. Mos humbisni peizazhet e mrekullueshme të sheshit Wenceslas nga katet e sipërme.
Rudolfinum: një sallë madhështore koncertesh në stilin neo-rilindëse, ku mbahen koncerte dhe festivale të ndryshme (këtu luan Orkestra Filarmonike e Çekisë).
Sugjerimi ynë: një lundrim nëpër lumin Vltava. Pamja e Pragës nga lumi është një përvojë e pashoqe, sepse qendra historike shihet nga një tjetër perspektivë, duke i ofruar një pamje aspak të zakonshme kundruesit. Rezervoni këtu lundrimin tuaj.