Teatrot

Teatri kombëtar

Teatri Kombëtar Çek është një godinë e shkëlqyer për balet dhe opera. Ai është një kompleks gjigant me disa salla, ku luajnë trupat kombëtare të operës dhe baletit.

Adresa: Prague 1, Národní 2, website

Shatërvani KŘIŽÍK

Vallëzim ujor, muzikë dhe ngjyra në një teatër nën qiell të hapur, i vetmi i llojit të tij në Evropë (mbyllur nga janari deri në mes të marsit).

Adresa: Prague 7, Výstaviště Praha (Pallati i Shfaqjeve), website

Opera shtetërore e pragës

Në veri të muzeut, përgjatë Wilsonova, krah godinës së Parlamentit, ngrihet godina masive e Operës Shtetërore të Pragës (Státní opera). Pjesa më e madhe e shfaqjeve të Operës Shtetërore janë nga repertori italian, si vepra të Donixetit, Rosinit, Verdit dhe Puçinit, me ndonjë përjashtim të herëpashershëm të futjes së ndonjë vepre ruse, gjermane dhe franceze në çdo sezon.

Çmimi i biletave të operës varion nga 100 – 1150 Korona ose për një shfaqje baleti 100 – 500 Korona.

Adresa: Prague 2, Wilsonova 4, tel. 224 227 266, www.sop.cz

LATERNA MAGIKA

Laterna Magika është pjesë e Teatrit Kombëtar, edhe pse gjendet në një ndërtesë futuriste të mëvetshme. Është një prej trupave më të rëndësishme evropiane dhe një prej udhëheqëseve të teatrit multi-mediatik. Ky zhanër shumë popullor përzien muzikën, pantomimën, baletin, surrealizmin dhe satirën, në një shkrirje që shkon përtej kufijve gjuhësorë.

Adresa: Prague 1, Národní 4, website

Teatri i klasave të larta

Opera, balet, teatër. Opera “Don Giovanni” e Moxartit bëri premierën e saj këtu më 29 tetor 1787 dhe Moxarti vetë u ul në piano për të drejtuar orkestrën.

Adresa: Prague 1, Ovocný trh 1, website

Teatri TA FANTASTIKA

Kjo është një botë krijuese, krejt imazhe që i jep jetë imagjinatës dhe poezisë së fenerit magjik, prej të cilit zë fill bota e teatrit Ta Fantastika. Ky lloj teatri krejt i çlirët nga kufijtë gjuhësorë, bën që shfaqjet jo vetëm të shijohen nga të huajt, por që trupa të gëzojë sukses ndërkombëtar. Për shembull, Pamje të Lizës në Botën e Çudirave u dha për herë të parë nëntë vjet të shkuara dhe deri tani ka realizuar gati 3000 shfaqje, në 30 vende të 3 kontinenteve. Edhe premiera e fundit e qershorit 1998, Guliveri duket të ketë të njëjtën jetëgjatësi. Menjëherë pasi filloi të shfaqej në këtë teatër, u kërkua dhe u shfaq në shumë vende evropiane.

Teatër, Shfaqje muzikore, Teatër i kutisë së zezë.

Adresa: Prague 1, Karlova 8, website

Teatri kombëtar i marionetave

Teatri Kombëtar i Marionetave ka një traditë të gjatë në argëtimin popullor të Pragës. Marionetat dhe aktorët me kostume interpretojnë versione operash të famshme si “opera e operave” të Moxartit, “Don Giovanni” ose edhe pjesë më të lehta si “Flauti magjik”. Një tjetër shfaqje interesante është Interpretimi Gala i Marionetave, që është një përzierje mes punëve më të mira të kukullave. Mos e humbisni një shfaqje të shkëlqyer në këtë teatër autentik, që zakonisht i fillon interpretimet në 8 të mbrëmjes.

Interpretime operash me marioneta.

Adresa: Prague 1, Žatecká 1, website

Teatri IMAGE BLACK LIGHT

Ejani në teatrin ku vallëzuesit do të shprehin emocionet e tyre të pathëna e turbulluese, duke thyer çdo rregull të fizikës mu para syve tuaj. Muzika do t’i japë jetë asaj çka s’ka shpirt, tragjedia do të shndërrohet në komedi dhe e pabesueshmja do të shndërrohet në realitet.

Adresa: Prague 1, Pařížská 4, website

Back to top button