Muzetë dhe galeritë
Në Pragë ka shumë muze, gati në çdo cep. Nëse nuk ju pëlqejnë muzetë ose nëse do të qëndroni fare pak dhe nuk keni kohë t’i shihni, mund të vizitoni vetëm Muzeun Kombëtar dhe të adhuroni aq të bukurën Sallë Ceremoniale (madje pa paguar një biletë hyrje).
Muzeu Kombëtar
Ekspozita të përhershme: Historia e lashtë e trojeve çeke dhe Sllovakia, Mineralogjia, Koleksioni zoologjik, Koleksioni paleontologjik dhe antropologjik.
Vendndodhja: Prague 1, Václavské náměstí 68, www.nm.cz
Hapur: Çdo ditë 10.00 – 18.00 (maj-shtator); çdo ditë 09.00 – 17.00 (tetor – prill). Mbyllur të martave të para të muajit. Hyrje e lirë të hënave të para të muajit.
Muzeu i BEDŘICH SMETANA
Ekspozita e përhershme: ofron një hyrje në jetën dhe punët e kompozitorit dhe dirigjentit të famshëm botërisht, çekut Bedřich Smetana (1824 – 1884).
Vendndodhja: Prague 1, Novotného lávka 1, www.nm.cz
Hapur: Çdo ditë, përveç të martave: 10.00 – 12.00 dhe 12.30 – 17.00
Muzeu i Komunizmit
Ekspozitë e përhershme: Ëndrrat, realiteti dhe makthi – rrëfen regjimin komunist në Çekosllovaki.
Vendndodhja: Prague 1, Na Příkopě 10, Savarin Palace, www.muzeumkomunismu.cz
Hapur: Çdo ditë 09.00 – 21.00
Muzeu i ALPHONSE MUCHA
Ekspozitë e përhershme: Punët e Alphonse Mucha (1860 – 1939), themeluesi i famshëm i stilit Art Nouveau.
Vendndodhja: Prague 1, Panská 7, www.mucha.cz
Hapur: E Hënë – E premte 11.00 – 17.00, E shtunë – E diel 11.00 – 18.00 (janar/ shkurt); çdo ditë 10.00 – 18.00 (mars-dhjetor).
Muzeu i FRANc KAFKës
Ekspozitë e përhershme: Franc Kafka dhe Praga – jeta dhe puna e Franc Kafkës nëpërmjet dokumenteve (fotografi dorëshkrime, ditarë, korrespondencë, botime të para të punëve të tij, punë audio-vizuale, muzikë).
Vendndodhja: Prague 1, Cihelná 2b, www.kafkamuseum.cz
Hapur: Çdo ditë 11.00 – 17.00 (janar/shkurt) ); çdo ditë 10.00 – 18.00 (mars-dhjetor).