Arritja

Arritja në Stacionin e Trenit apo Autobusit

ArritjaTë gjithë trenat ndërkombëtar arrijnë qoftë në Hlavní Nádraží – stacionin kryesor të trenit (duke përfshirë trenin që udhëton tërë natën nga Londra, përmes Brukselit dhe Kolonjës) ose në Praha Holešovice. Të dy janë në vendosur në Linjën C të metrosë dhe shërbehen nga disa linja tramvaji. Stacioni kryesor i trenit është i vendosur vetëm pak minuta nga qendra e qytetit të Pragës. Në të dy stacionet ju mund të gjeni lehtësira për këmbim parash (mos këmbeni para atje veç nëse dëshironi të paguani 10% komision), automate parash, një zyrë për valixhet e lëna që punon 24 orë dhe një tavolinë informacioni për turistë. Ju gjithashtu mund të rezervoni strehim përmes disa agjencie atje. Stacioni i trenit ka një famë të turpshme: shumë njerëz pa shtëpi dhe njerëz me “histori kriminale” sorollateshin aty dhe kjo ka ndryshuar së voni pas riparimit të stacionit të trenit. Megjithëse stacionet e trenave të Pragës nuk janë së tepërmi të rrezikshëm, vetëm keni kujdes, pasi që hajdutët e xhepave veprojnë këtu. Gjithashtu mbajeni në mend, gjatë verës disa trena ndërkombëtarë priren të jenë plotë dhe ju duhet të rezervoni ulësen tuaj të paktën disa ditë më parë. Të shkosh në qendër të qytetit përshin një ndalesë në metro në ndalesën e Muzeut, ose rreth 10 minuta ecje në Wilsonovan e ngarkuar.

Shumica e shërbimeve të autobusëve kombëtar dhe ndërkombëtar arrin në stacionin e metrosë dhe autobusit Florenc në anën lindore të qytetit. Qyteti i Vjetër është pastaj vetëm një ecje 10 minutëshe ose linjat e metrosë B dhe C në derën tjetër që mund t’iu shpijnë kudo tjetër ku ju dëshironi të shkoni.

Arritja me aeroplan

Aeroporti i Pragës, Ruzyne (të gjitha fluturimet ndërkombëtare arrijnë këtu), është i vendosur 17 kilometra nga qendra e qytetit dhe ka të gjitha pajisjet moderne që ju mund t’i prisni në një aeroport evropian. Udhëtimi nga aeroporti deri në qendrën e qytetit zgjat rreth 20-25 minuta, ose rreth 55 minuta me transport publik.

Formalitetet e pasaportave, Kërkesat për Viza

Zona ShengenRepublika Çeke, Praga është anëtare e BE-së që nga viti 2004. Ka rregulla të ndryshme për qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së se për turistët e pjesëve tjera të botës. Secili duhet ta ketë kartën e identitetit gjatë gjithë kohës.

Qytetarët e BE-së

Qytetarët e shteteve anëtare të BE-së ju nevojitet një pasaportë ose një tjetër dokument identifikimi për të hyrë në Republikën Çeke. E njëjta vlen për qytetarët e Zvicrës, Norvegjisë, Islandës dhe Lihtenshtajnit, të cilët gëzojnë lirinë e lëvizjes në ZEE (Zonën Ekonomike Evropiane).

Qytetarët e shteteve që nuk janë në BE

Vizitorët nga shtetet tjera kanë nevojë për një pasaportë dhe të paktën gjashtë muaj vlefshmëri në ditën e arritjes dhe në disa raste një vizë. Një listë e shteteve qytetarët e të cilëve kanë nevojë për një vizë për të hyrë në Republikën Çeke mund të gjendet në Faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Zona Shengen

Nga 21. 12. 2007 Republika Çeke hyri në të ashtuquajturën Zonë Shengen. Ky grup i shteteve është bërë bashkë për t’iu mundësuar njerëzve të kalojnë kufijtë e tyre pa kontrolle pasaportash. Përkundër kësaj, një pasaportë e vlefshme ose një tjetër dokument identifikimi duhet të mbahet me vete gjatë gjithë kohës.

Back to top button