Tërheqjet Turistike

Sheshi i Qytetit të Vjetër

Sheshi ka qenë qendra kryesore publike e Pragës, që në shekullin X dhe ishte tregu kryesor i qytetit, deri në fillim të shekullit XX. Tani ai plotëson nevojat e turistëve e të vendasve, me kafene të shtrenjta, shumë restorante e birrari (pub), dyqane të rëndomta suveniresh, kaloshina me kuaj, muze dhe galeri. Gjithsesi, sasia e tregtisë ia shuan krejt bukurinë këtij sheshi urban.

Sheshi i Qytetit të Vjetër

Sheshi i qytetit është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar në karriget e jashtme të një birrarie dhe për të shijuar një prej birrave të mrekullueshme të Pragës, teksa dehesh me atmosferën e qytetit. Një prej pamjeve më të mira janë ndërtesat ngjyrë pasteli që rrethojnë sheshin.

Sheshi i Qytetit të Vjetër

Në pjesën e Qytetit të Vjetër është Ora Astronomike, që gjendet në skajin jugperëndimor të sheshit. Ora daton në vitin 1410 dhe turistët mund të shohin dymbëdhjetë apostujt të shfaqen në çdo orë, nga 9 e mëngjesit e deri në 9 të darkës. Në lindje ngrihen majat e Kishës së Zonjës Sonë para Tynit, krah pallatit rokoko Kinsky dhe shtëpisë mesjetare të Gurit të Kambanës. Në skajin veriperëndimor është kisha baroke e Shën Nikolasit. Në qendër të sheshit është monumenti i Jan Husit, përuruar në vitin 1915, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së martirit.

Artikuj të Lidhura

Lexoni gjithashtu
Close
Back to top button