Transporti

Çmimet e taksive në Pragë

Çmimet e taksive në PragëKëshilli i Bashkiak i Pragës ka marrë masa të forta kundër namit të keq të taksistëve mashtrues nëpër qytet, duke vendosur një rrjet stendash për taksitë, shënjuar me të kuqe e të verdhë, ku janë publikuar tarifat e sakta drejt vendeve të ndryshme të qytetit, megjithatë taksistët e Pragës vazhdojnë të përpiqen që t’i mashtrojnë pasagjerët sa herë munden. Tarifa zyrtare e një taksie të licencuar është tarifë bazë prej 40 Korona, plus 28 Korona për çdo kilometër të përshkuar dhe 6 Korona për çdo minutë pritjeje. Bazuar në këtë rregull, çdo udhëtim brenda qendrës së qytetit, le të themi nga Sheshi Wenceslas drejt Malá Strana duhet të kushtojë rreth 140 – 200 Korona. Një udhëtim në rrethina duhet të jetë 400 – 500 Korona dhe drejt aeroportit 500 – 650 Korona. Udhëtimet jashtë Pragës nuk kanë rregullator të tillë, por gjithmonë bëni ujdi për çmimin para se të niseni. Për udhëtime nga aeroporti ne rekomandojmë transport të para-rezervuar me kompaninë e besueshme Prague Airport Transfers. Gjithsesi, t’i ngresh dorën një taksie në rrugë, veçanërisht në zonën turistike, gjithmonë bart me vete rrezikun e një çmimi të fryrë. Taktika e zakonshme është një çmim “maksimal” për një rrugë të caktuar dhe pastaj shoferi vjen vërdallë, derisa taksimetri të mbërrijë maksimumin e dhënë në fillim. Kështu që është më mirë t’i telefonosh një radio-taksie se sa të marrësh një në rrugë, pasi ato kanë më shumë rregull dhe janë më të përgjegjshëm. Nga përvoja jonë, AAA Radio Taxi dhe Taxi Praha kanë shoferë të ndershëm (shumica e të cilëve flasin pak anglisht) dhe ofrojnë shërbim 24-orë.

Çmimet e taksive në Pragë

Artikuj të Lidhura

Back to top button