Stacioni Kryesor i Autobusëve në Pragë (Florenc)
Shumica e lidhjeve ndërkombëtare përfundojnë në Pragë, në stacionin Florenc, që gjendet mes Linjave B dhe C të metrosë, në Florenc. Stacioni kryesor i autobusëve shërben si për udhëtime të distancave të gjata, ashtu edhe për udhëtime brenda për brenda vendit. Që këtu mund të shkoni në qendrën e qytetit, nëpërmjet linjës B të metrosë, në veç 5 minuta.
Nëse po udhëtoni jashtë Pragës, autobusi mund të jetë mundësi fort e mirë, pasi shkojnë më lirë se të udhëtosh me tren. Shumica e shërbimeve kryhen nga ČSAD dhe Student Agency.
Autobusët qytetas
Nëse rrini në Pragë, me shumë gjasë nuk do të përdorni autobusin, veç në mos qofshi duke qëndruar në ndonjë rrethinë të panjohur. Autobusët nuk lejohen të kalojnë në qendër të qytetit, pasi lëshojnë tymra ndotës dhe rrugët janë shumë të ngushta, kështu që më së shumti ata transportojnë njerëz nga rrethinat drejt stacioneve të tramvajit apo në stacionet e metrosë jashtë qendrës. Biletat ofrohen nga të njëjtat pika ku gjeni edhe bileta tjera transporti (nëse keni të vogla, mund t’i blini edhe direkt nga shoferi i autobusit, por do të paguani më shumë).
Autobusët Ndërkombëtarë
Praga rrihet nga linjat e autobusëve si Bohemia Euroexpress International, Eurolines, GTS International, Student Agency dhe Capital Express, që të gjitha me shumë drejtime në Bashkimin Evropian. Pjesa më e madhe e autobusëve ndërkombëtarë kanë ndenjëse me jastëkë, revista, madje argëtim e internet me valë. Biletat mund t’i blini që më parë, edhe pse një pjesë e kompanive mundësojnë shitjen direkt tek shoferi i autobusit.
Shitja e biletave të autobusit
Ju mund ta rezervoni biletën në një prej 3000 pikave vendase dhe ndërkombëtare të shërbimit www.amsbus.cz
Pastaj mund t’i tërhiqni në çdo zyrë AMS. Student agency bën edhe rezervime të shkëlqyera online.