Turne nëpër qytet

Turne Shëtitës Falas

Turne Shëtitës FalasDatat e turneut

Çdo ditë në orën 11:00, vetëm në anglisht

Si mund ta kap një ofertë Turneu Shëtitës Falas?

Së pari, ju duhet të rezervoni një udhëtim me taksi nga Aeroporti drejt Pragës. Shoferi automatikisht do t’ju japë një “kupon turneu shëtitës”. Gjithçka që duhet të bëni, është ta merrni me vete këtë kupon dhe t’ia jepni ciceronit të grupit.

Kam nevojë të rezervoj paraprakisht në këtë turne?

Jo, mjafton të paraqiteni 10 minuta para se të fillojë turneu.

Ku përfundon turneu?

Përfundon tek Kështjella e Pragës. Ciceroni ynë me shumë kënaqësi do t’ju drejtojë në qendër ose në një tjetër vend ku dëshironi.

Kjo ecje e zgjedhur me kujdes, mbulon vende të rëndësishme të Pragës dhe kur i sheh me një ciceron të mirë, është sikur e shkuara befas të lindë para syve tuaj. Ne ecim nëpër lagjet e famshme historike të Pragës: Qyteti i Vjetër, Lagjja Çifute , Malá Strana dhe Kështjella e Pragës.


1.  Pjesa e parë fillon në Sheshin e Qytetit të Vjetër me një hyrje të përgjithshme mbi Pragën. Kundrimi i kompozimit madhështor të godinave dhe kishave të vjetra, plotësohet edhe nga të dhënat e jetës së reformatorit çek John Huss.

2.  Rruginat gjithë kthesa janë si çelësa drejt të shkuarës së Pragës: “Don Giovanni” i Moxartit në Teatrin Kombëtar të Marionetave, “Karolinum” në Universitetin Çarls, që prej vitit 1348, shtëpia kubiste Nëna e zezë e Krishtit dhe oborrin mesjetar Ungelt. Nëse keni kohë vizitoni edhe Kullën e Barutit dhe godinën madhështore të Bashkisë.

3.  Një vizitë në Lagjen Çifute do t‘ju zhysë në historinë e saj tragjike. Do të zbuloni fatin e çifutëve të Pragës, që jetonin pas murit të ish-getos. Sinagoga e-re-e-vjetër, Varreza e vjetër çifute, Muzeu çifut… vizitoni me ne vendet ku u krijua Golemi i mbinatyrshëm dhe ndiqni bashkë me ne hapat e shkrimtarit të famshëm çifut Franc Kafka.

4.  Pas kësaj, turneu vazhdon në sheshin Marianske, ku do të bëni një pushim 30-minutësh, nga ora 12.45 – 13.15. Në këtë pikë mund të vendosni nëse dëshironi ose jo të vijoni shëtitjen, ose nëse preferoni që pjesën e dytë të turit ta vazhdoni një ditë tjetër.

5.  Pika e nisjes për pjesën e dytë është biblioteka e bukur baroke e Klementinum. Duke kaluar mbi Urën Çarls, “galeria e vërtetë nën qiell”, adhurojmë ishullin e vogël e të qetë Kampa dhe murin e grafiteve Lennon. Më në fund mbërrijmë në sheshin Malá Strana, pjesa më interesante e së cilës është Kisha e Shën Nikolasit. Pas një vizite çlodhëse në të mrekullueshmen Kishë të Shën Nikolasit, ngjisim 200 shkallë që na çojnë drejt sheshit Hradcanske. Këtu shkojmë drejt Kështjellës së Pragës, një prej fortesave më të mëdha në Evropë. Ky “qytet brenda qytetit” fsheh në gjirin e saj Pallatin e Pyllit të Zi, Pallatin e Kryepeshkopit, Pallatin e Vjetër Mbretëror, Bazilikën e Shën Gjergjit dhe thesarin më të shtrenjtë arkitekturor, Katedralen e Shën Vitos. Ecja përfundon pranë Pallatit të Vjetër Mbretëror, me një pamje magjepsëse të Pragës, qytetit të njëqind majave. Është një shëtitje aspak e lodhshme, e thjeshtë për t’u kuptuar dhe mjaft argëtuese!

Turne Shëtitës Falas

Artikuj të Lidhura

Lexoni gjithashtu
Close
Back to top button